Të famshmit më të paguar nën 30 vjeç në vitin 2016

Të famshmit më të paguar nën 30 vjeç në vitin 2016

Sipas revistës Forbes, ajo arkëtoi 170 milionë dollarë brenda vitit, duke kryesuar listën e personazheve të famshëm nën 30-vjeç më të paguar në 2016.

Megjithëse këngëtarja 26 vjeçare është një nga personat më të rinj të listës ndërkombëtare të personazheve të famshëm që fitojnë më shumë para, Celeb 100, ajo është në shoqëri të mirë.Taylor është një nga të famshmit që arritën të grumbullonin më shumë se 28.5 milionë dollarë nga 1 qershori i vitit 2015 në 1 qershor të 2016.

Të dytët në listë vijnë One Direction, ndjekur nga Lionel Messi, e më pas Adele.

Anëtari i më i ri në listë është 22 vjeçari Justin Bieber, i renditur i gjashti me një pasuri 56 milionë dollarë, duke lënë pas Harry Styles gjithashtu 22 vjeç. Rafael Nadal renditet i 18 (37.5 milionë dollarë), Drake i 17-ti (38 milionë dollarë) dhe Usain Bolt i 27 (32.5 milion dollarë), të tre 30 vjeç.

 

Shpërndaje në: