“Të gjithëve na pëlqen të dukemi seksi por nuk do të thotë që ne duam të bëjmë seks”, flet aktorja e njohur (Video)
Aktorja dha një mesazh të fuqishëm në çmimet “InStyle” rreth ngacmimeve seksuale ndaj grave.
Duke dalur në foltoren ku kumtohet dhënia e çmimeve “InStyle”, Cate Blanchett përdori platformën për të dhënë një mesazh të fuqishëm rreth ngacmimit seksual të grave.
“Ne të gjithëve na pëlqen të dukemi seksi por kjo nuk do të thotë që ne duam të bëjmë seks,” i tha ajo audiencës, duke shtuar se “Askush nuk i thotë Steve Banonit këtë: Ju dukeni si një qese me mbeturina. A doni t’ju hedh jashtë?’”
Duke veshur një fustan të kuq me shirita të zi, aktorja foli për ikonat e stilit që e kanë frymëzuar.
Cate Blanchett at tonight’s #InStyleAwards: “We all like looking sexy, but it doesn’t mean we want to f—k you.” pic.twitter.com/3FKFjJJVzC
— Andrea Mandell (@AndreaMandell) October 24, 2017
“Gratë që e dinë se si duken nuk janë të gjitha, por vetëm një pjesë e kësaj. Ka të bëjë me gratë që ndjehen të lira të mbajnë atë që duan, kur duan dhe si duan ta veshin”, shtoi ajo, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
Komentet vijnë dy javë pas pretendimeve se manjati i Hollivudit Harvey Weinstein kishte abuzuar seksualisht me shumë aktore.
“Nuk është e lehtë për një grua të dalë përpara në situata të tilla dhe unë i mbështes plotësisht ato që kanë dalur për ta bërë një gjë të tillë”, tha ajo./Periskopi/



