A do të ketë ligë të përbashkët të skuadrave të ish-Jugosllavisë?
“Tentimi për krijimin e një lige ku do të merrnin pjesë ekipet e ish-Jugosllavisë dhe vendeve tjera të interesuara – nuk ka bazë”, raportohet të ketë thënë kreu i UEFA-së, shkruan Telegrafi.
Ceferin është cituar të ketë thënë se “prioritet janë garat e brendshme shtetërore, ndërsa për një ligë rajonale debatohet vetëm nëse kërkesa arrin nga federatat përkatëse pjesëmarrëse”.
Kujtojmë se ditë më parë mediat kroate kishin raportuar se Federata e Futbollit e këtij vendi dhe shtatë federata tjera të futbollit kanë në plan të nisin një ligë rajonale për të rinjtë, e cila më pas do të pasohet edhe prej ekipeve të sendorëve.



