Te Milani pas blerjeve, vijnë edhe largimet e para

Te Milani pas blerjeve, vijnë edhe largimet e para

Veç shumë afrimeve në merkato, te Milani po përgatiten edhe për shumë largime. Fasone dhe Mirabeli janë duke punuar për të shitur disa nga lojtarët e tyre kryesorë në sezonin që sapo lamë pas, ku tre prej tyre janë me valixhe në duar.

Bëhet fjalë për Carlos Bacën, Mbaje Niang dhe Juraj Kuco që kërkohen nga disa ekipe të njohura evropiane. Për Bakën ka shfaqur interesim skuadra e Galatasary e cila e kërkon me ngulm, por më parë duhet të paguajë 20 milionë euro te kuqezinjtë.

Ndërkohë edhe për Niang ka disa sirena turke, ku Fenerbaçe është pranë blerjes së tij, por duke plotësuar më parë kushtet e Milanit që nuk heq dorë nga më pak se 15 milionë euro. E njëjta gjë edhe për Kucon, të cilin kartonin e tij Milani e ka vlerësuar 10 milionë euro, pasi lojtari kërkohet nga disa klube të Serisë A

Shpërndaje në: