Të paktën 15 të vdekur pasi tramvaji në Lisbonë del nga shinat

Të paktën 15 të vdekur pasi tramvaji në Lisbonë del nga shinat

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi teleferiku i famshëm Gloria Funicular i Lisbonës doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë.

Tetëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë, shkruan BBC.

Shkaku i aksidentit nuk dihet, ndërsa një dëshmitar tha se e pa vagonin “jashtë kontrollit, pa frena”.

Disa nga të vrarët ishin shtetas të huaj, thonë autoritetet.

Shpërndaje në: