Të pazëvëndësueshmit – ekipet e Premier Ligës që nuk bëjnë pa lojtarët kryesor
Humbjet e Manchester Cityt kanë bërë që shumë ekspertë të futbollit të analizojnë atë çfarë po i ndodh ekipit të Pep Guardiolas.
Shkaku i këtyre dështimeve ka një emër – Fernandinho, përcjell Periskopi.
Ylli brazilian vazhdon të mbetet i dëmtuar, dhe ‘Qytetarët’ e kanë pësuar keq pa të, pavarësisht se ekipi është i mbushur me yje.
Kjo ka bërë që t’i hidhen sytë edhe pesë ekipeve tjera të Premier Ligës, që nuk do kishin sukses nëse lëndohet ‘truri i skuadrës’.
Manchester City – Fernandinho (mesfushor)
Liverpool – Virgil Van Dijk (mbrojtës)
Chelsea – Eden Hazard (anësor)
Manchester United – Davdi de Gea (portier)
Arsenal – Pierre Emerick-Aubameyang (sulmues)
Tottenham – Harry Kane (sulmues) /Periskopi



