Të premten mundësi për borë të dobët, fundjava e ftohtë por me diell

Të premten mundësi për borë të dobët, fundjava e ftohtë por me diell

Të premten do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore. Në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell, por me ngrica në mëngjes.

Në fillim të javës së ardhshme, me depërtimin e fushave ciklonike mbi Mesdhe, vransirat do të shtohen, si dhe priten mundësi për reshje të borës.

Temperaturat do të mbesin nën vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga -8C deri në -3C, e ato maksimale +2C deri në +5C.

Era do të fryejë nga kryesisht nga verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet dukshëm mbi vlera normale.

Shpërndaje në: