Të qeshim së bashku: Deputeti i VV-së mban ligjëratë për raportet e Kosovës me Amerikën
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka treguar se si Kosova duhet të thellojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinovci ka thënë se me ShBA’të nuk mund të ndërtosh partneritet afatgjatë duke e zhvatur vendin dhe se në Bashkimin Evropian nuk shkohet duke vjedhur.
Sipas tij, vetëm Qeveria Kurti mund të përgatisë Kosovën për të qenë një vend partner i BE’së dhe SHBA’së.
“Qeveria Kurti është ajo që mund ta përgatisē Kosovën për të qenë një vend partner i denj i tē dyja sferave sponsorizuese tē politikēs zhvillimore për Kosovën (SHBA & BE) për t’i shërbyer kështu paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të hapsirës tonë tē përbashkët politike, ekonomike e kulturore”, ka shkruar Bajqinovci.



