Të shtëna me armë, plagoset rëndë 20-vjeçari
Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës. Një 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku është futur menjëherë në operacion.
Burimet thonë se ka marrë një plumb në kofshë. Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia është në kërkim të autorëve.



