Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia jep detaje
Gjatë ditës së djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe sekuestruar nëntë gëzhoja.
Pas hetimeve fillestare është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast./Periskopi/



