Të shtëna me armë për golin e Shqipërisë, arrestohet një person
Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës, pasi ka shtënë me armë zjarri në sheshin “Rexhep Luci” pasi Shqipëria realizoi golin e fitores ndaj Serbisë në ndeshjen e futbollit, të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës 2026
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënë si i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Pllana./Periskopi/
Raportohet për të shtëna me armë në Prishtinë, pasi Shqipëria shënoi gol ndaj Serbisë



