Të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, i dyshuari tentoi ta vrasë viktimën nga vetura
Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Viktima mashkull ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje ka shtënë me armë zjarri një person i panjohur- duke e qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 12.04.2026 – 22:25. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje, ka shtënë me armë një person i panjohur duke qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.



