Të shtëna në Mamurras, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Mamurras.
Nga të shtëna është plagosur një person, raporton Euronewsalbania.
Më tutje bëhet e ditur se i plagosuri ka marrë plagë në dorë.
Ai është identifikuar si Pjetër Marku. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në Tiranë.



