Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë (VIDEO)
Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme, në qendër të Podujevës.
Një person, i armatosur me një armë të gjatë, që duket të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si i dyshuari ec me shpejtësi në drejtim të panjohur, teksa kalimtarët e rastit mbesin të shtangur.
Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, sakaq nuk dihet as mbi gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në rast.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin.
Më poshtë pamje:



