Të shtënat me armë në Podujevë e rrahje me shkop: Lëndohet një person, katër të tjerë shoqërohen në Polici
Një person është lënduar dhe katër të tjerë janë shoqëruar në stacion policior në Podujevë, pas një rrahje, shkruan Periskopi.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor . Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Periskopin



