Të shtënat me armë zjarri te rruga B – plagoset një inspektor i IPK-së
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje mes inspektorit të IPK-së dhe një personi tjetër, lidhur me vendosjen e kamerave në një lokal afarist. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, situata ka eskaluar në mënyrë të shpejtë.
Sinjali raporton përmes burimeve se në momentin kur inspektori ka tentuar të çojë dorën drejt çantes, ku dyshohet se ndodhej arma e tij zyrtare, është përballur me të shtëna me armë zjarri nga i dyshuari.
Si pasojë, inspektori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë, por deri tani nuk kanë kthzer përgjigje.



