Të shtunën protestë në Prishtinë: Kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe problemeve tjera

Të shtunën protestë në Prishtinë: Kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe problemeve tjera

Pas ndarjes së Nora Istrefit me Robert Berishën, ka filluar edhe komentet tallëse nga më të ndryshmet.

Ndër të tjera, në rrjetin social Facebook është organizuar një protestë sarkastike kundër ndarjes së Robert Berishës me Nora Istrefin.

“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme tjera”, thuhet në eventin e organizuar që pritet të mbahet me datën 31 gusht në ora 16:00.

Ky event që ka si për qëllim përdorimin e sarkazmës për mbulimin mediatik dhe interesimin e madh të njerzëve për këtë ngjarje, ka marrë shumë përgjigje nga përdoruesit e rrjetit.

Deri më tani mbi 6 mijë persona kanë konfrimuar interesimin për pjesëmarrje në këtë protestë.

“Enough is Enough. U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.

Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”, shkruhet në faqen e kësaj proteste.

Linkun për konfirmim në protestë e gjeni këtu:

https://www.facebook.com/events/904387783254642/?event_time_id=904387789921308

Shpërndaje në: