A do të transferohet Shaqiri në Serie A? Konfirmohet e ardhmja e tij nga Stoke City

A do të transferohet Shaqiri në Serie A? Konfirmohet e ardhmja e tij nga Stoke City

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga futbolli anglez.

Shaqiri ditëve të fundit është lidhur me një transferim te Roma por ky lajm është demantuar nga drejtori i Stoke City.

Drejtori i klubit anglez, Peter Coates e ka konfirmuar se ish ylli i Bayern Munich dhe Interit do të qëndrojë edhe për një sezon te Stoke City.

“Nuk ka asgjë sa i përket kësaj”, ka deklaruar Coates.

“Shaqiri u rikthye nga lëndimi në fund të stinorit dhe bëri mirë me klubin. Nuk e kemi në plan ta shesim atë”.

“Ne jemi të vendosur për ta mbajtur atë, gjithashtu edhe ai dëshiron qëndrimin. Jemi duke shpresuar se ai do ta bëjë një stinor të madh vitin e ardhshëm”, tha Coates.

Gjithsesi drejtori sportiv i Romës, Monchi ndodhet në Angli dhe do të tentojë me të gjitha mënyrat transferimin e Shaqirit. /Periskopi/

Shpërndaje në: