Të ushqehesh mbi trupin lakuriq të femrave, ja ku po ndodh kjo çudi

Të ushqehesh mbi trupin lakuriq të femrave, ja ku po ndodh kjo çudi

Kjo traditë ekziston që nga koha e samurajëve. 

Ata fitoret e veta në beteja i festonin në shtëpitë në të cilat kanë jetuar gejshet, duke ngrënë ushqim nga trupi i tyre lakuriq.

Nyotaimori është emri japonisht për ofrimin e sushit mbi femrën lakuriq. Nëse është fjala për mashkullin lakuriq, atëherë quhet  Nantaimori. Megjithatë, trupi lakuriq i femrës është më i popullarizuar se sa trupi lakuriq i mashkullit.

Shumë më shpesh haset në tavolinat e restoranteve në Japoni, por edhe në vende të tjera të botës, mirëpo në to ofrohet ushqim i gjithfarshëm, jo vetëm sushi.
Kjo traditë ka lindur që në kohën e samurajëve. Dikur gjithashtu ka qenë zakon që vajza nga e cila hahej ushqimi duhej patjetër të ishte e virgjër, ndërkaq sot kjo gjë nuk ka rëndësi.

Aty nuk mund të shkojnë personat e moshuar, personat mbi peshë dhe ata persona që kanë qoftë edhe një tatuazh në trupin e tyre. Drejtuesit e restorantit informojnë se natyrisht femra që servir sushin nuk mund të preket.

Kjo mënyrë servirjeje ushqimi është e pranishme në pjesën më të madhe të kryeqyteteve botërore si New York, Londër, Paris dhe së fundmi edhe në Itali.
Është një ide tepër tërheqëse dhe e veçantë për të festuar një ditëlindje, për një festë lamtumire ose edhe për një mbrëmje pune.

Shpërndaje në: