Të vegjlit e famshëm, fëmijët e VIP-ave që kanë llogari personale në Instagram
Yjet e njohura të estradës shqiptare gjithmonë janë në qendër të publikut dhe mediave rozë. Çfarëdo që ata bëjnë janë në qendër të vëmendjes, madje jo vetëm ata , por edhe fëmijët e tyre edhe pse në moshë shumë të vogël.
Duan apo nuk duan artistet, disa nga fëmijët e yjeve të njohura sot janë kthyer në figura po aq të njohura sa vetë prindërit e tyre.
Falë prindërve të tyre të cilët publikojnë imazhe në rrjetet sociale, ata janë kthyer në personazhe shumë të njohur. Por, së fundmi po ndodh një ‘trend’ i ri i fëmijëve të VIP-ve shqiptarë.
Që në fëmijëri ata kanë llogari personale në rrjetet sociale me fotografi të tyre e me mijëra ndjekës gjë që tregon interesimin e madh që kanë për ta dhe jetën e ‘’familjes VIP’’.
Një nga ta është Tiani, djali i çiftit të njohur Altuna Sejdi-Tuna dhe Patris Berisha. Tiani i vogël kishte vetëm 14 ditë jetë kur u bë me llogari personale në Instagram.Profili i tij është i mbushur me fotografi që nga lindja e deri në ditët e sotme.
Me llogari personale në Instagram është edhe Kaia, vajza e dytë e aktores së njohur Teuta Krasniqi. Madje, Kaia ka mbi dy mijë ndjekës.
Blin Berisha, është fëmija tjetër që ka Instagram me emrin e tij. Blini është djali i reperit të njohur Lumi B. Edhe Blini ka fotografi të shumta e mbi të gjithë ka mbi tre mijë ndjekës.
Të hapura nga prindërit e tij apo nga fansat , sido që të jetë numri i madh i ndjekësve tregon se ata gjithmonë janë në qendër të vëmendjes së publikut. Kujtojmë se shumë yje të njohura kanë dhënë kritika se po keqpërdoren fotografitë e fëmijëve të tyre. Por, harrojnë se janë vetë ata që publikojnë imazhe të fëmijëve tërë kohën./Express






