A do të vijë Besart Berisha të luajë për Kosovën?
Ai thotë se do të bisedojë me sulmuesin Besart Berisha, për të kuptuar nëse ky i fundit mund të vijë për të luajtur për Kosovën.
“Do të bisedoj me Besart Berishën dhe të shohim nëse ai e ka të mundur paraprakisht të vijë nga Australia”, tha Bunjaku për Kohën Ditore.
“Do të bisedoj me Loret Sadikun, për të cilin po presim përgjigje nga FIFA. Për Atdhe Nuhin po presim për kompletimin e dokumentacionit ndërsa Benjamin Kololli pritet të kthehet. Për Ardian Islmajlin do të marrë raport me të gjerë teksa pritet të jetë gati edhe Enis Alushi”. /Periskopi.com



