Tejkaluan shpejtësinë, dy shoferë dënohen me 500 euro në Ferizaj

Tejkaluan shpejtësinë, dy shoferë dënohen me 500 euro në Ferizaj

Dy shoferë janë ndëshkuar për shpejtësi të tejkaluar në Ferizaj.

Policia e Kosovës njofton se më 13.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, Njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi dy shoferë për kundërvajtje trafiku.

“Shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën Golf me shpejtësi me 104 km/h në zonë me kufizim 50 km/h. Ai u gjobit me 300 €, 3 pikë negative dhe iu shqiptua masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj”.

“Shoferi L.M. (20 vjeç) po drejtonte veturën Audi me shpejtësi 89 km/h në të njëjtën zonë. Ai u gjobit me 200 €, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj. Gjatë verifikimit u konstatua se ai kishte masë aktive ndalimi nga 12.06.2025 deri më 11.09.2025. Për këtë shkelje të dytë, iu shqiptua edhe një gjobë prej 500 €, 5 pikë negative, ndalim shtesë i drejtimit për 6 muaj dhe iu konfiskua vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizja.

Policia kërkon bashkëpubimin e qytetarëve për rritjen e sigurisë në trafik.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet për rritjen e sigurisë në trafik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë përmes: 📞 192 | 0290/326-250 | 0290/322-406

📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Të gjitha informacionet trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftim. /Periskopi/

Shpërndaje në: