Teknologjia në botërorin “Rusia 2018”
Tashmë idea e futjes së teknologjisë në Botërorin Rusi 2018 është më e realizueshme se kurrë. Tani nuk do të ketë ke debate për gola të padhënë, apo faulle të paakorduar apo nëse ishin brënda apo jashtë zonës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino para fillimit të Kongresit të 67-të që do të zhvillohet në Kili.
Kreu i instuticionit që drejton futbollin botëror është shprehur: “Deri tani, rezultat kanë qenë pozitive dhe nuk është e mundur që në vitin 2017 çdokush në botë në stadium apo në shtëpi të shohë që gjyqtari ka gabuar dhe i vetmi që nuk mund ta shohë është gjyqtari”, shpjegoi fillimisht Infantino.
“Kjo, jo sepse nuk dëshiron ta shohë, por sepse ne ia kemi ndaluar që të korrigjojë këtë gabim. Tani do të ndihmojmë gjyqtarët të mos gabojnë ose të gabojnë më pak dhe t’i japim drejtësi futbollit”, ka deklaruar presidenti i FIFA-s.



