Teksa ishte me xhirime, moderatores së njohur shqiptare ia marrin makinën

Teksa ishte me xhirime, moderatores së njohur shqiptare ia marrin makinën

 

Fatma Methasani është ndër moderatoret më të dashura për të rinjtë shqiptarë. Mirëpo ditën e sotme, moderatorja e “Fun Day” është përballur me një situatë jo të këndshme.

 

Teksa Fatma ishte në punë duke u përgatitur për programin “Fun Day”, dy miqtë e saj Alfio dhe Indriti, i kanë huazuar makinën moderatores, por pa i marrë leje kësaj të fundit.

Përmes një video në profilin e tyre në “Instagram”, dy moderatorët e emisionit “Kripë dhe Piper”shprehen se i kanë vjedhur makinën Fatmës, madje e etiketojnë dhe i tregojnë për rrengun që i kanë punuar.

“Nuk jemi Laçi, jemi nga Fushë-Kruja” – shprehen djemtë në video.

 

 

Shpërndaje në: