Teksti i këngës së re të Era Istrefit do t’ju shokojë
Është publikuar projekti më i ri muzikor nga Era Istrefi me titull “I love yous”, një këngë që është pritur prej kohësh. Këtë herë era vjen në bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare French Montana.
Që në orët e para të publikimit në Youtube, kënga po merr mijëra klikime dhe është pëlqyer shumë.
Duke qenë se jo vetëm French Montana, por edhe Era bën pak rep në këtë këngë, me siguri nuk i keni kapur disa pjesë të tekstit ku Era flet për seksin ku thuajse i gjithë teksti i këngës bazohet.
Era: Hajde, ne mund ta bëjmë gjithë natën. E bëjmë në publik. Digje! Ndrysho situatën!
Përpara se të bësh çfarë unë të lejoj, unë e di, gjithçka që bëj është t’i bëj gjërat të ndodhin. Jo nuk ka ndalesa. Gjeje një dashuri, mos e bëj, jo, unë s’e bëj. Mbaje kokën lart! Bëj siç them unë! Jo, jo nuk të detyroj. Po, bëj siç them unë! Përpara, përpara. Por jo, ju dua. Unë nuk dua dashuri. Ne mund ta bëjmë gjithë natën. Mund ta bëjmë çdoherë.
French Montana: Hajde, do i bëjmë ato dreq parash dhe pastaj të shpërthejë..
Era: Hajde, mund ta bëjmë gjithë javën. Më telefono! Dhoma është akoma private, ashtu siç të lashë. Ti po më shikon mua. E di që po më shikon. Ti e di, unë do ta fsheh. Gjeje një dashuri, mos e bëj, jo, unë s’e bëj. Mbaje kokën lart! Provoje shijen! Jo, jo nuk të detyroj duke qenë se ti e di çfarë dua të bëj. Jo, ju dua.
French Montana: Tani jemi shokë, tundohemi të kapim fundin, por nuk do mbarojë. Mos i mbyll perdet, i gjuaj nga prapa. 7 telefonata në javë. Zemër bëhu elegante. E bëjmë gjithë natën. Jo, jo zemër mos e bëjmë. Do bëjmë para pastaj le të shpërthejë. Ata më thërrasin Montana, Montana.



