Telashe për Edon Zhegrovën, as në stol për ndeshjen e Kupës
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova vazhdon të ketë probleme me skuadrën e tij Genk.
Zhegrova tash e një kohë po ka probleme me minutazhin tek ekipi belg, derisa në të kaluarën paraqitej rregullisht në ndeshjet e Kupës së Belgjikës, përcjell Periskopi.
Por sonte Genk është duke zhvilluar ndeshjen ndaj St. Gilloise për Kupë, ekip që garon në ligën e dytë belge.
Në këtë ndeshje, 19-vjeçari lëre që nuk është futur në formacion, por as nuk është ftuar fare nga trajneri Philippe Clemente.
Me gjasë, Zhegrova do të largohet qysh në merkaton e janarit. /Periskopi



