Telashe për Lakers, lëndohet një tjetër basketbollist

Telashe për Lakers, lëndohet një tjetër basketbollist

Pas LeBron James dhe Rajon Rondo një tjetër basketbollist i skuadrës së Lakers  ka përfunduar në infermieri.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Lonzo Ball, një nga talentet e skuadrës kaliforniane, që ka pësuar një dëmtim të gradës së tretë të kaviljes së majtë.Lojtari u dëmtua në mesin e periodës së tretë, në ndeshjen që Lakers luajtën ndaj Houston.

Lonzo Ball iu nënshtrua pas ndeshjes një MRI (rezonancë magnetike), që evidentoi dëmtimin e rëndë, që do ta lërë nga 4 në 6 javë pushim basketbollistin e Lakers, që po i humbet një nga një yjet e tij. Për fat të mirë, lojtari ka evituar operacionin, përcjell Periskopi.

Gjithsesi, një lajm i mirë është se Rondo i është rikthyer sot stërvitjes, por vështirë se do të jetë në fushë këtë javë, pasi i duhen disa ditë kohë për të qenë 100% gati.

Ndërsa për LeBron James ende nuk ka lajme se kur do të rikthehet në fushë, ndërkohë që Lakers sfidat e radhës i kanë shumë të vështira./Periskopi

Shpërndaje në: