Telashe të mëdha për Milanin, trajneri skuadrës po hetohet për krim të organizuar

Telashe të mëdha për Milanin, trajneri skuadrës po hetohet për krim të organizuar

Milani vazhdon të ketë shumë probleme në skuadër

Pas problemeve me drejtuesit, apelimit në KAS, tani është një tjetër problem që po shqetëson klubin italian. Ka të bëjë më trajnerin e tyre Gennaro Gattuso. 40-vjeçari është duke u hetuar nga autoritet italiane për “pastrim parash”.

Lajmi vjen nga ‘Repubblica’ e cila thotë se dyshohet se trajneri është përfshirë në një situatë zinxhir të kompanive të krijuara nga Paskuale Mota i cili është një sipërmarrës i lidhur me krimin e organizuar. Gatuzo dyshohet të jetë i përfshirë në këtë veprimtari që në vitin 2011 deri në vitin 2013.

Shpërndaje në: