Televizioni egjiptian pezullon tetë prezantuese nga puna për shkak të peshës

Televizioni egjiptian pezullon tetë prezantuese nga puna për shkak të peshës

Televizioni publik i Egjiptit ka pezulluar nga puna tetë gra të cilat punonin si prezantuese.  Arsyetimi i menaxhmentit të televizionit ka qenë se ato kanë mbipeshë, njofton The Independent.

Mediat në Egjipt raportojnë se atyre u është dhënë kohë një muaj që të humbin peshë si kusht për t’u kthyer në punë.

Por, grupe që mbrojnë të drejtat e grave kanë protestuar pasi që vendimi i televizionit parasheh pezullimin nga puna vetëm të grave.  Këto grupe e kanë dënuar këtë vendim duke e quajtur si seksit.

Njëra nga gratë e pezulluara ka thënë se është ndjerë e poshtëruar nga ky vendim.

Shpërndaje në: