“Televizioni saudit fsheh flokët e Merkelit: U bë për të parandaluar eksitimin seksual të publikut”
Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Arabinë Saudite, kishte bërë bujë të madhe, raporton Periskopi.
Vitin e kaluar kur kishte realizuar vizitën, ajo kishte refuzuar të vendoste shaminë në kokë.
Por, tani ka dalë një detaj interesant nga kjo vizitë e saj.
Televizioni shtetëror i Arabisë Saudite ia kishte mbuluar flokët asaj, meqë s’kishte vendosur shami.
E arsyetimi për këtë ishte banal.
“Televizioni saudit nuk shfaq flokët e Merkelit për të shmangur zhytjen e publikut në një eksitim seksual të pakontrollueshëm”.

Të paktën kështu është shkruar në një ueb faqe, ku edhe është publikuar fotografia.
Kjo fotografi thuhet se është nxjerrë nga raportimi i televizionit shtetëror për takimin e Merkelit me mbretin./Periskopi



