Tensione në veri: Policia arreston një person te “Mitrovica Jazz Days”, pengohen nga disa persona (VIDEO)
Një serb është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pas tensioneve te “Mitrovica Jazz Days”.
Në pamjet e publikuara nga “Alternativna” shihet se gjatë arrestimit të personit në fjalë, disa persona kanë tentuar ta pengojnë policinë në arrestimin e tij.
Disa minuta më herët, kryetari i Mitrovicës së Veriut u fye dhe u prit me fishkëllima te skena ku do të mbahet “Mitrovica Jazz Days”.



