Tensione para ndeshjes Napoli-Juventus, goditet me gurë autobusi i ”Zonjës së Vjetër”
Momente tensioni kishte përpara ndeshjes mes Napolit dhe Juventusit në Maradona Stadium.
Autobusi i Zonjës së Vjetër u godit me gurë gjatë rrugës nga hoteli te impianti duke pësuar thyerje apo dëmtime të xhamave.
Ishte ky një episod që krijoi momente paniku dhe ankthi në autobus teksa u kërkua menjëherë ndërhyrja e forcave të rendit ndërkohë që nuk raportohet për të plagosur.
Ngjarjen e shëmtuar e konfirmoi dhe Giorgoi Chiellini, Drejtor për Strategjinë e Futbollit të Juventusit:
‘Jemi mësuar me episode akoma më të rënda se kjo, nuk ankohemi. Mund të kishim evituar kalimin në mes të tifozëvë, por gjithçka është e qetë-deklaroi Giorgio Chiellini./Periskopi/



