Tentoi të bëjë ‘selfie’ nga kati i 27’të, humb jetën 27-vjeçarja
Një 27-vjecare portugeze është viktima e rradhës, e cila ka humbur jetën teksa tentonte të bënte një selfie në ballkonin e shtëpisë në katin e 27, në një lagje të populluar të Panamasë.
Manuela da Costa Macedo, nënë e dy fëmijëve kishte ardhur së fundmi në Panama për të ushtruar profesionin e saj si mësuese.
Një fqinj i portugezes ka arritur të filmojë momentin kur 27-vjecarja e ulur mbi hekurat e ballkonit, teksa përpiqej të pozicionohej për një foto, ka humbur ekuilibrin duke rënë nga ndërtesa e lartë dhe për pasoje ka humbur dhe jetën. /Blitz.al/




