Tentoi të futej në spital për të parë skuadrën e zemrës
Një fans i flakët i skuadrës italiane Juventus, me shëndet të mirë, tentoi të paraqitej si i sëmurë me qëllim që të futej në një spital për të parë skuadrën e tij të preferuar, pasi nga spitali mund të shihej në fushën e stadiumit të Crotones.
Klubi i Crotones kishte shitur të gjitha biletat para takimit, por një fans kishte menduar një alternativë tjetër se si të shikonte ndeshjen.
Ai mendoi të futej në spitalin Ospedale San Giovanni di Dio Hosptial, nga dritaret e të cilit mund të shihet fusha Enzo Scido.
Sidoqoftë, punonjësit e spitalit kishin dëgjuar për tentime të tilla dhe nuk kishin lejuar të futet askush, që për qëllim të vetëm kishin pasur.



