Terapia e japonezit që habiti njerëzit, ja çfarë mund të bëjnë macet për ju
Një artist japonez pretendon se ka arritur të gjejë edhe terapinë më të mirë për qetësinë shpirtërore dhe këtë ai e sjell në foto.
Japonezi Yuki Aoyama ka nxjerrë në shitje edhe fotoalbumin e tij me vlerë 10 paund, në të cilën ndodhet 96 foto, të gjitha me të njëjtën bazë: Mace dhe gjokse të pazbuluara femrash.
Sipas tij janë pikërisht këto dy gjerat më të dëshiruara nga natyra njerëzore dhe duke u bazuar në kërkimet më të shumta në internet ai ka kombinuar edhe macet me gjokse femrash.
Vëllimi përmban shënimin: “Burrat humbin kontrollin para gjoksit, por macet mbajnë qetësinë e tyre.” Yuki thotë se sjellja qetësuese e maceve, e kombinuar me gjoksin e butë të trupit të një gruaje, siguron terapinë më të mirë për qetësinë shpirtërore.













