Tërmeti në Kosovë: Sizmologu jep detaje se cilat janë zonat aktive

Tërmeti në Kosovë: Sizmologu jep detaje se cilat janë zonat aktive

Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa ka folur për tërmetin e sotëm me 3.2 shkallë, shkruan Periskopi

Sipas Mustafës, ky tërmet nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

“Këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shkroi mes tjerash ai.
Postimi i plotë:

Tërmet në zonën Viti-Gjilan (lokacioni afër Kllokotit)
Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 15/12/2025 n’ora 07:20 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit
Thellësia hipoqendrore ishte 7 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.362; 21.409)
40 km JL të Prishtinës
12 km JP të Gjilanit
3km në JL të Kllokotit
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Juglindje të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Shpërndaje në: