Ternava premton: 200 biznese të reja do të financohen nga Komuna për gratë e Fushë Kosovës
Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahim Ternava, ka premtuar se 200 biznese të reja (start-up) do të financohen nga komuna.
Tërnava përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është një hap konkret për gratë sipërmarrëse.
“200 biznese të reja (start-up) do të financohen nga Komuna për gratë e Fushë Kosovës!Ky është hapi ynë konkret për të fuqizuar gratë sipërmarrëse, për t’i dhënë atyre mundësinë të realizojnë idetë e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune në qytetin tone”, ka shkruar ai.
Tërnava ka thënë se Fuqizimi i grave = zhvillim për Fushë Kosovën.
Postimi i plotë:



