Terras shkon në veri, atje takohet me përfaqësuesit politik të komunitetit serb
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon takime të mbyllura me përfaqësues politik të komunitetit serb.
Takimet po mbahen në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.
Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.
Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./rtk



