Testoni veten: A mund ta thoni një fjali si kjo e kryeministrit Kurti sot?
Një shprehje e kryeministrit Albin Kurti e thënë në Kuvendin e Kosovës sot, u bë virale. Shprehja është: Njerëzit shpenzojnë, sepse kanë.
Më pas, presidentja Osmani tha diku se ‘sa më shumë investim në fëmijëri të hershme, kthehet në vitet e rritjes’. Por, kjo e Presidentes, deri diku, është më ok.
A i keni ditur këto dy fakte? Pra, që njerëzit që kanë para, shpenzojnë? Ose nëse investoni në fëmijëri, ajo iu kthehet dikur – kur të rriteni, për shembull? 😛
Ne po ☹
Cilat fjali mund t’i thoni të kësaj natyre që ju kujtohen për momentin?
Për shembull:
Sheqeri është i ëmbël.
Kripa është e njelmët.
Dashuria e parë, nuk harrohet 😛
Vazhdoni, lexues…



