Tetë momentet e paharrueshme të karrierës së Fernando Torres (Video)

Tetë momentet e paharrueshme të karrierës së Fernando Torres (Video)

Fernando Torres të marten mbushi 34 vjet

Ylli i Atletico Madrid ka përjetuar një karrierë me momente shumë të bukura që çdo futbollist do t’i ëndërronte, shkruan Periskopi.

Ai ka qenë vendimtar për skuadrat ku ka luajtur, Atletico Madrid dhe Liverpool, ndërsa edhe me kombëtaren spanjolle e kishte fjalën e fundit, ku në vitin 2008 shënoi golin e fitores në finalen e Kampionatit Europian të luajtur kundër Gjermanisë.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar tetë momentet më të mira të Torresit në karrierë.

1. Debutimi dhe goli i parë me Atletico Madrid

‘El Nino’ debutoi me Atleticon më 27 maj të vitit 2001, në ndshjen kundër Leganesit ndërsa në ndeshjen e dytë e gjeti golin duke shënuar kundër Albacetes në udhëtim.

2. Prezantimi i tij te Atletico pas rikthimit në klub

Reth 45.000 njerëz e pritën rikthimin e Torresit në ‘Vicente Calderon’ në vitin 2015, me tifozët e Atleticos që kishin ardhur dy orë para se të vije lojtari i tyre i preferuar në stadium.

3. Viti më i mirë në karrierën e Torresit

Në moshën 23-vjeçare ai iu bashkua Liverpoolit për t’u bërë më pas idhulli i tifozëve duke shënuar 81 gola në 142 ndeshje.

4. Numri ‘9’ i Liverpoolit.

Reklama mahnitëse e kompanisë NIKE dhe gjithashtu fanella e Torresit ishte më e shitura në Angli.

5. Goli më i mirë në karrierë

‘El Nino’ ka shënuar shumë gola të bukur, ndërsa më të mirin e ka realizuar kundër Betisit duke shënuar me vollej goditje.

6. Sprinti i famshëm dhe mënyra se si e mposhti Philipp Lahmin

Me një sprint fantastik Torres hyri në mes Lahm dhe Lehman për të shënuar golin që ia solli Spanjës trofeun e Kampionatit Europian në vitin 2008.

7. Goli i parë i Torresit kundër Real Madridit

Rivaliteti ndërmjet klubeve nga Madridi është jashtëzakonisht i madh, ndërsa Torres ka qenë protagonist në disa derbi. Golin e parë kundër ‘Los Blancos’ e shënoi në sezonin 2006/07 ku pas një pasimi të mirë nga Fernando Galletti ai mposhti Iker Casillasin.

8. Goli i cili eliminoi Barcelonën

Aventura e Fernando Torres te Chelsea nuk ishte e kënaqshme, por tifozët e këtij klubi nuk do ta harrojnë kurrë golin që ia shënoi Barcelonës. ‘El Nino’ shënoi në minutat e fundit të takimit derisa e eliminoi Barcelonën nga Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: