Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 23.02.2026-01:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

· Lipjan 23.02.2026-23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE , ARMËMBAJTJE PA LEJE

Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 22.022026-21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte kanosur dhe shantazhuar ish të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Vushtrri 23.02.2026-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër-qift bashkëshortor, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njeri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Gjakovë 23.02.2026 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë 23.02.2026 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Gjakovë 23.02.2026-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: