Teuta Krasniqi bën një ndryshim të madh në pamje (Foto)
Gjithmonë simpatike, gjithmonë energjike dhe prej shumë vitesh një fytyrë e njohur dhe e dashur për një publik të tërë, shkruan “Kosovarja”.
Teuta Krasniqin së fundi e shohim më pak të angazhuar në projekte artistike, por gjithsesi ajo është aktive në punën me fëmijët e “iStar”, të cilët stërviten që të bëhen artistët e së ardhmes.
Teuta, pak ditë më parë u pa me flokë kaçurrele dhe dukej tejet simpatike e rinore. Kaçurrelat e saj u komentuan pozitivisht edhe nga ndjekësit e aktores, shkruan “Kosovarja”.
Poshtë fotos me kaçurrele, ka komentuar edhe një shoqe me të cilën Teuta ka qenë në shkollë. Shoqja e saj i thotë se me kaçurrele, ngjan si në kohën e shkollës, e aktorja i thotë se që nga ajo kohë ka ndryshuar diçka./Kosovarja/







