Teuta zbulon gjininë e fëmijës
Teuta Krasniqi është shtatzënë me bashkëshortin e saj Adonisin. Ajo së fundmi në një intervistë për revistën ‘Beba ime’ ka zbuluar gjininë e bebes. Fëmija do të jetë vajzë. Teuta tha se ndihet shumë e lumtur sepse gjithmonë ka dashur që Tara të ketë edhe një motër.
Sa i përket gjendjes së saj shëndetësore dhe kujdesit që Adonisi dhe Tara po i kushtojnë vazhdmisht, aktorja në intervistën në fjalë shprehet:
“Po ndjehem shumë mirë, madje shpesh harroj që jam shtatzënë dhe vazhdoj pothuajse gjitha aktivitetet dhe bioritmin e mëhershëm. Po ushqehem mire, po mundohem edhe të pushoj pak më shumë, kujdesin e kam shumë të theksuar nga Adonisi dhe Tara, e cila vazhdimisht ka shumë kujdes për mua, dhe kjo po më befason se me çfarë përgjegjësie po sillet për pritjen e bebes, është shume e lumtur që do të jete motra e madhe”.



