Tevez paralajmëron pensionimin nga futbolli
Ish-sulmuesi i Juventusit, Manchester Cityt dhe Manchester United aktualisht luan te skuadra argjentinase Boca Juniors.
Por, ka shumë gjasa që ai të pensionohet nga ky sport në fund të këtij viti.
“Më pëlqen futbolli, por jo gjithçka që e rrethon atë”, deklaroi Tevez.
“Ka mundësi që unë mund të pensionohem në fund të këtij viti. Jam duke shqyrtuar një gjë të tillë”. /Periskopi.com



