“Thaçi do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

“Thaçi do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

Listës Guxo sot iu shtua avokati, Gazmend Halilaj, raporton Periskopi.

Halilaj njihet edhe për deklarata kundër UÇK-së.

Ai i pat quajtur ish’krerët e UÇK’së në Hagë organizatë e përbashkët kriminale.

Halilaj tutje pati deklaruar se është gënjeshtër e madhe se ata po gjykohen për Kosovën.

Tentativa për me bind popullin e shkret se këta janë duke u gjykuar për neve që dënohen këta dënohet lufta, duhet me u shpall gënjeshtra e shekullit, këta kanë vepru si ndërmarrje e përbashkët kriminale“, pati thënë avokati.

I njëjti para një muaji, ka deklaruar se ish presidenti Hashim Thaçi nuk do të dal nga burgu i Hagës deri në vitin 2056.

Ndryshe, avokati Halilaj ka qenë një nga të akuzuarit për dhunimin e të miturës në Drenas.

 

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

 

 

Shpërndaje në: