Thaçi do ta nderojë Dua Lipën me Medaljen Presidenciale të Meritave
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta nderojë këngëtaren Dua Lipa me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në kulturë.
“Kontributi i Duas për muzikë dhe kulturë është i çmueshëm ndërsa përpjekjet e saja humanitare për rininë e Prishtinës veç sa e thellojnë lidhjen e saj me Kosovën”, shkruan Thaçi duke shtuar se:
“Dua Lipa sivjet është dëgjuar nga miliona tifozë të muzikës së saj në botë, por ajo është pasqyrë e rinisë kosovare – të lindur dhe kalitur në kushte të rënda por që sot shkëlqejnë botërisht me kreativitet, dashuri dhe humanizëm”.
Kujtojmë se Dua sonte do ta mbajë koncertin e saj humanitar, ku pritet të ketë një numë rë madh njerëzish.



