Thaçi – Kelmendit: Pse po rren – Bëhet hit në rrjetet sociale videoja qesharake me Gjikon
Presidenti Hashim Thaçi ishte i ftuar mbrëmë në Rubikon.
Siç kishte lajmëruar edhe autori Adriatik Kelmendi, Thaçi erdhi në studion e tij për herë të parë pas pesë vjetësh.
Në një moment të debatit, Thaçi e akuzoi disa herë Kelmendin se “po rren”.
E kjo ka mjaftuar që të realizohet një video qesharake në Facebook, në të cilën është pjesa “po rren” e Thaçit bashkë me një pjesë të një kënge të reperit Gjiko.



