Thaçi: Ligji për Investimet Strategjike krijon kushte më të mira për investitorët
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se me ligjin e ri i jepet fund procedurave burokratike.
“Me këtë ligj i japim fund njëherë e përgjithmonë procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore”, ka shkruar Thaçi.
“Për projekte strategjike, investitorëve do iu lejohet edhe shfrytëzimi i pasurive të paluajtshme shoqërore me kohëzgjatje maksimale deri në 99 vjet. Si urë lidhëse mes vendeve të Evropës Juglindore, me mundësi të shumta, Kosova çdoherë e më shumë po shihet edhe si vend strategjik për investime”.



