Thaçi: Me Serbinë duhet një marrëveshje e obligueshme që rezulton me njohje reciproke
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në një konferencë për shtyp sëvashku me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, shkruan Periskopi.
Thaçi ka thënë se është nëvoje urgjente që Kosova të përshpejtojë hapat drejt integrimit në BE.
Sa i përket integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Thaçi ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodh dhe se duhet të tejlkalohen problemet politike për lehtësimin e këtij provesi.
Gjithashtu Thaçi ka falendëruar presidnetin Tusk për përfaqësimin e barabart të Kosovës në Samitin e Sofjes.
Presidenti Thaçi ka thënë se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas bisedimeve do të duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare të obligueshme ligjërisht që do të mundësojë njohjen reciproke ndërmjet dyja vendeve, dhe integrim më të shpejtë edhe për Kosovën por edhe për Serbinë.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Thaçi ka deklaruar se e ka njoftuar presidentit Tusk, me punën që ka bërë Kosova në përmbushjen e të gjitha kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
“Patëm një takim shumë miqësor dhe biseduam për integrimin e Kosovës në BE BE-ja dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë kurr më afër njëri tjetrit se sot. Mirëpo mendoj që dyja palet, BE-ja dhe shtetet e Ballkanit, e kanë kuptuar se bashkërisht mund të bëjmë më shpejtë, atë që BE-ja e ka bërë të qartë në Samitin e Selanikut, pra anëtarsimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimore në BE”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka thënë se Samiti i Sofjes do të jetë një moment reflektimi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në samitin e Sofjes të gjitha shtet anëtare të BE-se dhe të Ballkanit Perëndimor, do ta kenë mundësinë që të reflektojnë karshi sfidave dhe procesve.Pres që ky moment të jetë një reflektim për rëndësin strategjike të integtrimit tonëKosova ka nevojë urgjente për të përshpejtuar hapat drejt integrimit Evropian.Kosova ka një mbështjetje masive qytetare për integrim të BE-sëKosova ka nevojë për konkretizim të agjendës tonë Evropiane.Më lejoni të theksoi se duke falendëruar presidentit Tusk, për trajtim të drejtë të Kosovës për trajtim të drejtë të Kosovës në Samitin e Sofjes, dhe e kuptoj këtë moment si një mundësi të madhe”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.
Thaçi ka njoftuar Tuskun edhe për punën që ka bërë Kosova në përmbushjn e kushteve të vendosura nga BE-ja për liberalizimin e vizave.
“Me presidentit Tusk jemi pajtuar që është krijuar një momentum pozitiv, dhe që shumë gjëra mund të bëjmë sëbashku, por që duhe tejkaluar problemet politike.Kemi biseduar për normalizimin e raporteve me Serbinë, dhe për bisedimet me Serbinë të negociuara nga Bashkimi Evropian,Por edhe për një marrëveshje përfundimtare të obligueshme, që do të ndihmoj Kosovën në rrugën drejtë BE-së.Mbetemi të interesuar në bisedimet me Serbinë, për paqen në rajon.Në funksion të ketij qëllimi, unë jam duke koordinuar lëvizjet me të gjitha institucionet dhe aleatët.Diksutuam edhe për liberalizimin e vizave, e Njoftova presidentin Tusk që kemi bërë një punë të madhe në përmbushjen e kushteve” ka përfunduar Thaçi./Periskopi/.



