Thaçi: Nëse veç ishte paracaktuar qe Kosova të paguante çmim, atëherë le të mbetem unë kurbani
Ish presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nëse është “paracaktuar qe Kosova të paguante çmim, atëherë le të mbetem unë kurbani”, shkruan Periskopi.
Kështu tha Thaçi kur u pyet nëse mendon se sakrifica e tij përfshirë edhe burgosjen është cmimi që duhet ta pagauj për atë që Kosova ka arritur deri tash.
“Në Hagë nuk jam heroi e as martiri. Sfida ime eshtë ballafaqim për historine e drejtësisë se lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Nëse veç ishte paracaktuar qe Kosova të paguante çmim, atëherë le të mbetem unë kurbani”, tha Thaçi mes tjerash



